Showtime

Ky reper ia kujton Gjykatën Kushtetuese Enver Hasanit

02/10/2022 13:35
nga:Donika Fetahu

Enver Hasani, Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetueses, së fundmi ka folur hapur se cili nga reperët shqiptar ia kujton Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në emisionin “#Gjesi”, Hasani tregoi se reperi nga Durrësi, Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është ai i cili ia kujton kohën sa ka punuar në Kushtetuese, përcjellë GazetaBlic.

“Noizy tamon. Kjo sepse atëherë ka qenë hit dhe ka pasur debate për vlera artistike. Më kujtohet sepse e kam përcjell dhe më ka lënë përshtypje. Kohë pas kohe e dëgjoj”, u shpreh ai./GazetaBlic/