Lajme

“Ky rast i rëndë duhet të hetohet si dyshim për krim të organizuar shumë seriozisht”

08/15/2023 14:02
nga:N K

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar përmes një postimi publik, lidhur me arrestimin e asambleistit nga LVV-ja, Besnik Mujeci, ku thotë se rasti duhet të hetohet për krim të organizuar, raporton Gazeta Blic.

“Një asamleist i Komunës së Prishtinës është arrestuar në Shqipëri me më se 10 mijë doza narkotikësh me vlerë rreth gjysmë milioni eurosh. Droga qenka transportuar me autobusë. I njëjti qenka propozuar kohë më parë të caktohet si aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë”, ka shkruar Kelmendi.

Po ashtu Kelmendi këtë rast e cilëson krim të organizur me përmasa ndërkombëtare.