Lajme

Ky raportohet të jetë viktima nga të shtënat me armë në Llapashticë

09/06/2025 23:57
nga:Mergim Rreci

Nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës ka vdekur sonte në orët e vona të mbrëmjes një person.

Portali lokal Llapi.info ka raportuar se ndaj viktimës nga i dyshuari është gjuajtur me 10 plumba.

I njëjti medium raporton se viktima është Bashkim Spahiu, ndërsa i dyshuari A.Havolli.

Rastin në fjalë  e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.