Newcastle United po lufton me formën e dobët në këtë edicion në Premier League.
Skuadra angleze po synon përmirësim të pozitës tabelare dhe në saje të të ardhurave të mëdha që ka, tashmë këtë gjë mund ta bëjë realitet, shkruan GazetaBlic Sport.
Janë disa futbollistë që kërkohen nga klubi dhe që pritet të transferohen që në janar.
Sipas Sun, kjo skuadër është gati të ofrojë 14.3 milionë euro për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
Umtiti shihet si një futbollist që mund të forcojë skuadrën në repartin e mbrojtjes, pikërisht aty ku edhe ka nevojë të madhe kjo skuadër.

/GazetaBlic Sport/


