Skuadra e Llapit ka mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e dytë në renditjen tabelare, ku pas 18 xhirove ka grumbulluar gjithsej 34 pikë, pesë më pak se Ballkani i vendit të parë.
Tashmë, skuadra do jetë në pushim disa ditor, para se të rifilloj përgatitjet për edicionin pranveror. Megjithatë, në klub kanë filluar të mendojnë për afrimet e mundshme të merkatos së dimrit, pasi klubi po synon të arrijë suksese në këtë sezon.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se KF Llapi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Vushtrrisë, Landrit Rama.
Ky futbollist është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga Tahir Batatina edhe nëtë kaluarën, megjithatë tashmë ata do jenë bashkë nga janari e tutje tek ekipi nga Podujeva.
Landrit Rama pritet të jetë përforcimi i parë i merkatos nga klubi i Llapit.
/GazetaBlic Sport


