Sporti

Ky pritet të jetë numri i tifozëve në derbin Partizani – Tirana

12/23/2021 19:14
nga:Mergim Rreci

Derbi i kryeqytetit është kartolina më e mirë që futbolli shqiptar dhuron në prag të festave të fundvitit, me Partizanin e Tiranën që përballen në “Air Albania” në sfidën e fundit të vitit 2021.

Ndryshe nga sa pritej, burime për SuperSport konfirmojnë se në shkallët e stadiumit pritet të ketë rreth 10 mijë tifozë, ose më pak se gjysma e kapacitetit të impiantit më modern të kryeqytetit.

Temperaturat e ulëta mund të kenë pasur ndikimin e tyre në këtë numër larg pritshmërive, megjithatë shpresat janë që deri në momentin e nisjes së ndeshjes, te shtohet edhe më shumë numri i tifozëve.

Vlen të theksohet se në derbit e fundit që janë luajtur në “Air Albania” me praninë e tifozëve, ka pasur shumë më tepër tifozë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.