Lajme

Ky pritet të jetë moti për ditën e nesërme

07/09/2022 19:14
nga:Mergim Rreci

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Ish-ambasadori kosovar: Kam frikë se Shinzo Abe mund të jetë vrarë nga “nj…
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu, kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike”, thuhet në njoftim.