Sporti

Ky pritet të jetë largimi i parë nga Ballkani në merkato, futbollisti do huazohet tek ekipi i Ligës së Parë

12/24/2023 16:46
nga:Lorik J

Tek skuadra e Ballkanit pritet të ketë ndryshime në merkaton e janarit.

Një nga lojtarët e parë që pritet të ndryshojë ambient do jetë Ramush Ramadani.

Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Ramush Ramadani do të huazohet në merkaton e janarit tek skuadra e Ligës së Parë, Dinamo nga Ferizaj.

Palët janë shumë afër marrëveshjes dhe Ramadani me shumë mundësi pritet të mbrojë ngjyrat e Dinamo Ferizaj në pjesën e mbetur të edicionit.

Dinamo e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e parë në renditjen tabelare në Ligën e Parë, grupin A me 30 pikë të grumbulluara.

/GazetaBlic Sport/