Sporti

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Çekisë

09/07/2023 08:43
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë është gati për duelin e ditës së sotme ndaj Çekisë (ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Evropianit.

Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e djeshme seancën stërvitore në ambientet e stadiumit “Fortuna Arena” ku do të zhvillohet ndeshja.

Në kampin kuqezi mbizotëron klima pozitive, me lojtarët që duken të gjithë gati për të dhënë maksimumin në këtë duel të rëndësishëm për rrugëtimin drejt Evropianit 2024.

Të drejtuarit e Sylvinhos janë momentalisht në vendin e dytë në grup, duke siguruar 6 pikë nga 3 ndeshjet e para, me një humbje ndaj Polonisë dhe dy fitore ndaj Moldavisë, respektivisht Ishujve Faroe.

Një rezultat pozitiv sonte do të ishte një hap i madh drejt këtij misioni, kurse një ndeshje poashtu shumë e rëndësishme do të jetë edhe ajo me Poloninë, e cila do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e sotme: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Bajrami, Ramadani, Asllani, Uzuni, Asani, Cikalleshi

/GazetaBlic Sport/