FC Prishtina luan sonte në ndeshjen e kthimit me Ferencvarosin.
FC Prishtina dhe Ferencvaros zhvillojnë ndeshjen e kthimit në fazën e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell GazetaBlic Sport
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të hungarezëve dhe do të jetë një sfidë shumë e madhe për futbollistët e skuadrës kosovare që ta kthejnë rezultatin në të mirë të tyre.
Megjithatë, tek kampi i Prishtinës janë deklaruar optimistë për ndeshjen e sotme, duke thënë se me angazhim dhe dëshirë gjithçka mund të ndodhë.
Ky pritet të jetë formacioni i skuadrës kosovare për ndeshjen e sotme.



