Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë deri tek fillimi i Kupës së Botës.
Kombëtarja e Portugalisë tashmë po kryen përgatitjet e fundit, atje ku në grup është me Korenë e Jugut, Ganën dhe Uruguajn, shkruan GazetaBlic Sport.
Portugezët synojnë një tjetër sukses të madh pas triumfit në Kampionatin Evropian 2016.
Ka emra të njohur nga trajneri Santos brenda listës, por sipas mediave portugeze , ky pritet të jetë formacioni bazë për këtë kompeticion.
Portugalia: Costa, Dias, Cancelo, Pepe, Mendes, Silva, Vitinha, Fernandes, Felix, Leao, Ronaldo
/GazetaBlic Sport/