Sporti

Ky pritet të jetë formacioni i Milanit në ndeshjen e nesërme ndaj Udineses

12/10/2021 22:10
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e radhës në Serie A.

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje po zhvillohet sonte në ora 20:45, atje ku takohen Genoa dhe Sampdoria, shkruan GazetaBlic Sport.

Milani dhe Juventus zbresin në fushë ditën e nesërme, ku do të përballen me Udinesen, respektivisht Venezian.

“Rossonerët” synojnë fitoren e radhës në Serie A, por nuk pritet ta kenë aspak të lehtë ndaj një kundërshtari siç është skuadra e Luca Gottit.

Ndeshja zhvillohet në ora 20:45 dhe ky pritet të jetë formacioni i kuqezinjëve në takimin e nesërm.

Milan: Maignan, Kalulu, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Diaz, Krunic; Ibrahimovic.

/GazetaBlic Sport/