FC Ballkani e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit të ri në Conference League.
Kampioni i Kosovës ka udhëtuar dje drejt Çekisë, atje ku do të përballet me Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00, atje ku kërkohet një rezultat sa më pozitiv nga të drejtuarit e Ilir Dajës.
Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport‘, ky pritet të jetë formacioni i Ballkanit për sot.
Ballkani: Kolici, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Kuc, Zyba, Hamidi, Gripshi, Berisha, Kryeziu.