Napoli nuk ka të ndalur në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur fitoren e radhës, duke mposhtur sonte Empolin, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0. Lozano dhe Zielinski shënuan golat për napoletanët.
Napoli ka tashmë 12 fitore nga 14 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij edicioni dhe është bindshëm në vendin e parë.



