Sporti

Ky mund të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

05/14/2021 11:39
nga:E K

Kylian Mbappe ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin nga kryeqyteti francez.

Paris Saint Germain ka nisur kërkimet për lojtarët potencial që mund t’a zëvendësojnë francezin në rast se ai largohet këtë verë, shkruan GazetaBlic Sport.

Një nga emrat më të lakuar për zëvendësimin e tij, është ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Mauricio Pochettino është një fans i madh i egjiptianit pasiqë e kishte rival për një kohë të gjatë sa ishte trajner i Tottenham.

Liverpool nuk do të pranojë asnjë ofertë që është më pak se 80 milionë euro për të raportohet në mediat e ndryshme evropiane.

/GazetaBlic Sport/