Kosova do të jetë edhe njëherë pjesë e shortit të Ligës së Kombëve.
Do të jetë në ora 18:00 dhe në Nyon të Zvicrës shorti i cili rrezikon që Kosovës t’i sjellë kundërshtarë të rrezikshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
Dardanët janë në vazon e tretë dhe mund të shortohen me kombëtare si Turqia që gjendet në vazon e parë, Maqedonia e Veriut apo edhe Greqia të cilat janë të vendosura në vazon e dytë.
Një short më i përshtatshëm mendohet se do të ishte ky: Bullgaria, Luksemburgu, Kosova dhe Ishujt Faroe. Megjithatë, do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.



