Kupa e Botës 2022

Ky lojtar pritet ta zëvendësojë Nkunkun tek kombëtarja e Francës

11/15/2022 23:54
nga:Lorik J

I dëmtuar në gjurin sot në stërvitjet e Francës, Christopher Nkunku është tërhiqur dhe do të mungojë në Kupën e Botës.

Randal Kolo Muani duhet ta zëvendësojë atë, sipas informacioneve të RMC Sport.

Christopher Nkunku u tërhoq nga Kupa e Botës 2022. Sulmuesi i skuadrës franceze u lëndua në gjurin e majtë të martën në stërvitje, gjatë seancës së fundit në Clairefontaine para se lojtarët të niseshin për në Katar.

Christopher Nkunku u rrëzua në stërvitje pas kontaktit me Eduardo Camavinga.

“Ekzaminimet radiologjike të bëra në mbrëmje për fat të keq zbuluan se ishte një ndrydhje”, tha Federata Franceze e Futbollit (FFF).

Randal Kolo Muani (23 vjeçar, Eintracht Frankfurt) do të jetë zëvendësuesi i Christopher Nkunkut.

/GazetaBlic Sport