Lajme

Ky kryetar komune rezulton pozitiv me COVID-19

01/09/2022 15:17
nga:Gazeta Blic

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është infektuar me koronavirus. Ai e bëri të ditur lajmin përmes një statusi në Facebook.

“Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, shkroi Gashi.

“Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19”.

Tutje Gashi bëri thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë.

“Meqë përhapja e këtij virusi ka filluar të shënojë ngritje,kërkoj që të respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore!”, u shpreh ai.