Reagimi i Pep Guardiolës ndaj penalltisë së Karim Benzemas gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma në Etihad u kap në kamera – dhe është diçka e bukur për t’u parë.
Manchester City dhe Real Madrid na dhanë një thriller me shtatë gola në ndeshjen padyshim më argëtuese të kompeticionit deri më tani – përcjell GazetaBlic Sport.
Ishte një moment që heshti Etihadin. Të gjithë në stadium ishin të shokuar, përfshirë trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, i cili nuk mund ta besonte atë që sapo kishte parë nga francezi, Karim Benzema, kur ky i fundit ekzekutoi penalltinë.
Fansat kapën reagimin e Guardiolës dhe ai shihet mundi teksa vë duart në kokë vetëm pasi pa atë gol të guximshëm me panenka të francezit.
Ja pamjet:
Pep's reaction to Benzema's penalty ? pic.twitter.com/yrEp6RPrst
— GOAL (@goal) April 26, 2022


