Showtime

Ky ish-banor i “Big Brother Vip”, ndahet nga e dashura e tij

12/21/2021 13:02
nga:Donika Fetahu

Ish-banori i “BBV” Kledi Hysa gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë u përfol se kishte një lidhje jashtë.

Khuola Selimi e ftuar në një emision ka bërë të ditur se ajo me ish-futbollistin ishin në një lidhje për 6 vite, por që si duket asaj lidhje i ka ardhur fundi, shkruan GazetaBlic.

Pak para disa ditësh Kledi është ‘kapur’ me ish-banorën e “BBV”, Sheila Haxhiraj, video e fotografi të cilat pushtuan të gjitha rrjetet sociale,por nga dyshja nuk ka asnjë reagim sa i përket kësaj çështje.

Ani pse pas daljes së “BBV”, Kledi ka treguar se çdo gjë shkon mirë me të dashurën e tij, një detaj që ngjall dyshime për një ‘përçarje’ mes çiftit është se së fundmi dyshja nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram./GazetaBlic/