Sporti

Ky gol nuk duhet humbur assesi, Zaracho shënon në mënyrë spektakolare

08/19/2021 08:57
nga:Lorik J

Argjentinasi Matias Zaracho shënoi një gol spektakolar për Atletico Mineiro kundër River Plate në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Copa Libertadores de América.

Goli i tij fantastik erdhi pas asistimit të saktë nga Hulk, përcjell GazetaBlic Sport.

 

Miniero fitoi me rezultatin 3:0 ndaj River Plate për të kaluar në gjysmëfinale të Copa Libertadores.

Kjo është hera e parë që nga viti 2013 që Atletico Miniero kalon në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

/GazetaBlic Sport