Lajme

Ky është zv-komandanti i ‘Dheut të Bardhë’ i arrestuar për spiunazh

07/17/2025 11:10
nga:Y I

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar një operacion lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, në asistim të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Klankosova mëson se eprori i cili u prangos në këtë operacion është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ai dyshohet për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme te shërbimet sekrete të shtetit serb.

Pas përfundimit të këtij aksioni, pritet të jepen edhe detaje tjera.