Cult

Ky është vendi ku do të mbahet festivali Eurovision 2023

10/09/2022 09:05
nga:G C

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të mbahet në Liverpool.

Shfaqja vjen në Mbretërinë e Bashkuar pasi fituesja e këtij viti, Ukraina, nuk ishte në gjendje të merrte detyrat e pritësit për shkak të luftës, shkruan BBC.

Në një mesazh për Ukrainën, krye bashkiaku i Liverpool tha se do e bëjnë krenarë Ukrainën.

“Tani fillon puna me muaj për të organizuar festën më të mirë ndonjëherë. Ukraina – ju keni premtimin tim, ne do t’ju bëjmë krenarë.”, tha ai.

“Qyteti e do muzikën dhe di të organizojë një festë, kështu që nuk kam dyshim se do të presë një përvojë spektakolare për mijëra të pranishmit dhe miliona njerëz që shikojnë në shtëpi në BBC”, shtoi sekretarja e Kulturës Michelle Donelan.