Lajme

Ky është vendi i parë që nisi vaksinimin anti-Covid tek fëmijët

09/07/2021 22:32
nga:M K

Kuba të hënën u bë vendi i parë në botë, që vaksinon fëmijët nga mosha dy vjeç kundër Covid-19, duke i vaksinuar në shtëpi me vaksina të pa miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Ishulli komunist me 11.2 milionë banorë, synon të vaksinojë të gjithë fëmijët, para se të rihapë shkollat, që janë mbyllur në pjesën më të madhe te vendit, që nga marsi i 2020-ës.

Viti i ri shkollor filloi të hënën, por zhvillohet nga shtëpia përmes programeve televizive, pasi shumica e familjeve kubane nuk kanë qasje në internet.

Pasi përfundoi provat klinike mbi të miturit me vaksinat e saj Abdala dhe Soberana, Kuba nisi fushatën e saj të vaksinimit për fëmijët të premten, duke filluar me ata 12 vjeç e lart.

Vende të tilla si Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela kanë njoftuar se po planifikojnë të vaksinojnë fëmijët më të vegjël, por Kuba është e para që e ka bërë këtë.