Pierre Hugues Herbert është tenisti i parë që njoftoi publikisht se nuk do të marrë pjesë në Australian Open.
Tenisti francez nuk është vaksinuar dhe për shkak të rregullave të rrepta në Australi nuk mund të luajë në Grand Slam-in e parë të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Herbert, fituesi i pesë titujve Grand Slam, tha se nuk ishte vaksinuar sepse ishte zgjedhja e tij.
“Unë nuk jam vaksinuar dhe të udhëtoj në Australi është e pamundur për mua. Kjo është e gjitha. Më vjen keq që viti i ardhshëm po fillon keq për mua për sa i përket pikëve të renditjes”, tha lojtari i 110-të në renditjen e ATP-së, i cili vetëm për të luajtur në Australi do të merrte 90,000 dollarë.
“Zgjedhja ime është të mos vaksinohem. Nuk e di sa do të zgjasë kjo dhe nëse do të jetë më e vështirë për tenistët e pavaksinuar. Nuk është vetëm Australia… Situata është e komplikuar, rregulla të tilla përfshijnë vende të tjera si p.sh. SHBA dhe Austria”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


