Showtime

Ky është reagimi i Yll Limanit pasi Beniada ja ndërroi emrin

01/14/2022 16:24
nga:G C

Beniada Nishani sërish ka bërë të qeshnin të gjithë.

Banorja e BBV me prejardhje nga Durrësi por e cila u shprëngul që në moshën 3 vjeçare në Itali, shpesh është bërë hit në rrjetet sociale për shkak të shqiptimit të ndryshëm të fjalëve shqipe.

Ajo e ka pranuar se nuk i njeh gjithë artistët shqiptar ndaj as emrat nuk ua di dhe i ka ngatërruar shpesh.

Së fundmi ajo ka marrë vëmendje me shqiptimin e emrit të këngëtarit Yll Limani të cilit i ka thënë Ydh Dhimani.

E ndaj kësaj ka reaguar edhe vet Ylli i cili e ka marrë me shumë sportivitet duke e ndarë me ndjekësit në instagram.

Prej sot emrin e kam Ydh Dhimani, ka shkruar ai.