Lajme

Ky është reagimi i parë i Edi Ramës pas ngjarjeve në veri

09/21/2021 16:53
nga:M K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë lidhur me targat e automjeteve.

Edi Rama ka deklaruar se Kosova e ngre problemin në këtë rast me plot të drejtë.

Tutje ai tha se tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë, siç pati ndodhur me tarifën 100%.

“Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë”, shtoi ai.