Showtime

Ky është reagimi i parë i Adriana Matoshit pasi u largua nga spitali

12/07/2021 23:15
nga:Genita C

Aktorja dhe deputetja e VV-së, Adriana Matoshi është liruar sot nga spitali, pasi pati një operim në kokë javën e kaluar për shkak të një tumori.

Adriana Matoshi duket se e ka marrë vetën pas largimit nga spitali.

Aktorja tashmë është më mirë dhe sot duket se është aktivizuar pak në rrjetet sociale.

E këtë e ka bërë për mikën e saj, që ajo e konsideron si mike të ngushtë, Arjola Demirin e Big Brother VIP.

“Drita jeme dashnia jem e pakufi! T’du me shpirt ylli më i bukur”, ka shkruar ajo poshtë Arjolës.

Kujtojmë se Adriana ishte në shtëpinë e Big Brother Albania dhe ishte takuar me Arjolën derisa dy aktoret u njoftuan gjatë serialit “O sa mirë”.