Fansat e Manchester United kanë filluar protestën e tyre lidhur me pakënaqësitë ndaj pronarëve të klubit anglez, Manchester United para ndeshjes derbi me Liverpoolin.
Ndeshja është shtyer si pasojë e këtyre protestave për një datë tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas këtyre ndodhive ka reaguar edhe rivali i United, Liverpool që në deklaratën e tyre pajtohen me vendimin e Federatës Angleze për të shtyer derbin.
“Është qëndrimi ynë që siguria publike duhet të jetë faktori numër një në çdo situatë të tillë, siguria është prioritare për stafin dhe zyrtarët“, reagon Liverpool.
/GazetaBlic Sport/


