Sporti

Ky është reagimi i Lirisë pasi FFK rrëzoi ankesën e Ferizajt

06/07/2023 14:12
nga:L J

Skuadra e Lirisë ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Garave për ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt.

FFK i dha të drejtë Lirisë dhe rrëzoi ankesën e Ferizajt, andaj rezultati i vendosur në fushë do të regjistrohet, me ç’rast Liria do hy në Superligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Liria ka uruar edhe njëherë tifozët për inkuadrimin në Superligë, pas vendimit të FFK.

Ja postimi i tyre:

“Urime, refuzohet ankesa e Ferizajit

Konfirmohet , Liria në Superlig

FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVES

Komisioni i Garave i FFK-së ,në përbërje : Abdyl Bellopoja- Kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrarti-
anëtar , në seancen e vetë të mbajtur me date : 07.06.2023, duke vendosur lidhur me
regjistrimin e ndeshjes së Barzhit në mes të K.F.-Ferizaji- K.F.- Liria- si dhe të ankesës së
ushtruar nga: Klubi i Futbollit – K.F.-Ferizaji , lidhur me kontestimin e rregulësisë e kësaj
ndeshje, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent , Konform Nenit 66. të
Propozicioneve të Garave dhe Nenit 71 të Regullorës së Garave ,me date: 07.06.2023 mori
këtë :

V E N D I M
Refuzohet si e Pa Bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit –Ferizaji “- nga Ferizaji dhe ndeshja e
e Barazhit në mes K.F.- Ferizaji – dhe K.F.Liria regjistrohet me rezultat të arritur në fushe , në
kohë të rregult 0:0 dhe pas vazhdimeve ,me penallti 0 : 3 në favor të K.F.- Liria nga Prizereni .

A r s y e t i m
Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 07.06.2023 , me rastin e rexhistrimit të
kësaj ndeshje ,konstatoi se K.F.- Ferizaji ka ushtruar ankesë duke kontestuar rregullsin e kësaj
ndeshje ,për shkak se lojtari Liridon Fetahaj me ID.00636M91 është paraqitë në ndeshje pa të
drejtë për shkak të skadimit të kontrtës .
Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua :
Se , për Komisionin e Garave , sipas Nenit 71 Paragrafi 1.të Regullorës së Garave janë
prëmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën .
Se, Komisioni i Garave në ecurin e procedimit juridik të administrimit të provave dhe të
vendimmarjes , ka kerkuar deklarata nga zyrtarët kompetent të FFK-së .

Bazuar në kushtet e përgjithshme për gara dhe sipas Nenit 13. të rregullores së garave ,-viti
garues fillon me 01.korrik , ndersa përfundon me 30 qershor të vitit të ardhshëm. Viti është i
ndarë në dy stinor- Vjeshtor dhe Pranveror dhe se ndeshja e barazhit është vazhdim dhe
juridikisht kualifikohet si ndeshje e edicionit Pranveror që është brenda edicionit të garave për
vitin 2022-2023. Po ashtu edhe sipas Nenit 29. të Propozicioneve të Garave lojtatri Liridon
Fetahaj ka qenë i licencuar për edicionin e garave për vitin 2022-2023, kështu që pretendimet e
pales ankimore nuk u vërtetuan, prandaj, ankesa e K.F.- Ferizaji, refuzohet si e pa Bazuar dhe
ndeshja e barazhit mes K.F. Ferizaji – K.F. Liria, rexhistrohet me rezultat të arritur në fushë,

në kohë të rregullt 0: 0 dhe pas vazhdimeve, me penallti 0 : 3 në favor të K.F-Liria.

Nga theksimet e lartëshenuara u vendos si në dipozitiv .

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit”, shkruan FC Liria.