Sporti

Ky është reagimi i Laportas pas eliminimit drastik të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

12/09/2021 10:03
nga:Lorik J

Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, pas një disfate të rëndë në xhiron e fundit ndaj Bayernit, diçka që nuk ka ndodhur prej 21 vitesh.

Presidenti Joan Laporta u bëri thirrje të gjithëve të bashkohen në një kohë veçanërisht të vështirë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Tani më shumë se kurrë na duhet të jemi së bashku në të njëjtin drejtim. Lojtarët u përpoqën, por dështuan. Jemi të trishtuar, por duhet të ecim përpara që të përpiqemi ta kthejmë këtë situatë”, tha zyrtari më i lartë i stemës katalanase.

Vlen të theksohet se Barcelona pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, do të vazhdojë aventurën evropiane në Europa League.

/GazetaBlic Sport