Lajme

Ky është punëtori që humbi jetën në vendin e punës në Gjakovë

06/04/2022 22:34
nga:Genita C

U raportua pak më parë për vdekjen e një punëtori në një kompani në Gjakovë, sot rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sinjali mëson se punëtori që humbi jetën derisa po punonte në vendin e tij të punës është Nexhdet Hoti, 56-vjeçar.

I ndjeri fillimisht u alivanos, e më pas ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i mjekëve, të cilët provuan t’i japin ndihmën e parë mjekësore.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes. Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Humb jetën një punëtor në vendin e punës në Gjakovë