Sporti

Ky është programi i Shqipërisë pas arritjes në Gjermani

06/09/2024 08:23
nga:E K

Pas zbarkimit në Dyseldorf pasditen e kësaj të shtune Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar menjëherë drejt Kaiseraut në Kamen, kampit bazë ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Euro Gjermani 2024.

Pas akomodimit në qendrën sportive, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë vendosur të lënë pushim këtë dielë lojtarët dhe nuk do të ketë senacë stërvitore.

Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se do të jetë mesfushori Ylber Ramadani, i cili do të jetë në konferencën për media nesër (e diel), që do të nisë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet në sallën e konferencave në Kaiserau Sportecenter.

Të hënën skuadra do të vijojë normalisht seancat stërvitore që do të jeë si zakonisht të hapura për mediat 15 minutat e para.