Lajme

Ky është polici që dyshohet se u vetëvra sot në Prishtinë

11 ditë më parë
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë ku një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Express.

Vdekjen e policit 47 vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Nga Policia e Kosovës folën për “Gazeta Blic” në lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë.”, ka thënë zëdhën♪7si i POlicisë, Agron Borovci për “Gazeta Blic”.