Lajme

Ky është polici i Kosovës që vdiq dje, foto nga vendi ku u aksidentua

09/29/2022 08:59
nga:Y I

Një zyrtar policor humbi jetën dje në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Mitrovicë-Zveçan.

Rasti u konfirmua nga Policia që njoftoi se polici ishte jashtë detyrës zyrtare me veturën e tij kur u përfshi në aksident.

Polici që vdiq në këtë aksident trafiku është Zoran Aksentijevic, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën.

Vetura e tij sipas pamjeve që ka dërguar sinjalizuesi është bërë llom pasi u përplas me një automjet tjetër.