Lajme

Ky është personi që i siguroi votat për ta zgjedhur Vjosa Osmanin – presidente

04/07/2021 21:07
nga:Gazeta Blic

Milazim Gashi është personi që i ka takuar zyrtarët e Qeverisë Kurti dhe deputetin Adem Hoxha, për ta bindur këtë të fundit për ta votuar Vjosa Osmanin presidente, shkruan Gazeta Blic.

Në një intervistë për Kanal 10, Gashi ka pranuar se ka ndërmjetësuar për sigurimin e votës së Adem Hoxhës. Madje thotë se kjo nuk është hera e parë që siguron vota të deputetëve për votuar për cështje të caktuara.

Milazim Gashi ka theksuar se ai vetë nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, për të folur rreth sigurimit të votave për zgjedhjen e presidentit. Por, thotë se ka pasur takime me zyrtarë tjerë – të cilëve nuk ua ka përmendur.

Gashi thotë se e ka mik të mirë deputetin Adem Hoxha, të cilin thotë e njeh që 17 vjet.