Lajme

Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Gjilan

05/01/2022 07:55
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Gjilan – Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar. E personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që ka humbur jetën është M.B., rreth 70-vjeçar.

Sipas burimeve, M.B., si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në qendrën spitalore në Gjilan.

Po ashtu mësohet edhe identiteti i personit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, i cili më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Bëhet fjalë për Yll Destanin, i cili jeton jashtë Kosovës dhe veturën me të cilën shkaktoi aksidentin e ka marrë me qira në një ‘Rent a car’.

Media ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.