Lajme

Ky është “pazari” që bënë partitë politike mes vete për reformën zgjedhore

05/23/2023 15:37
nga:N M

Partitë politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, lehtësisht dhe shpejt janë dakorduar që në ligji ne ri për reformën zgjedhore të bëjnë një pazar politik, e ku secili subjekt ka futur brenda këtij projektligji ‘pjesë qëvu konvenojnë atyre’, raporton Gazeta Blic.

Për shembull partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar njëfarë kompromisi nga partitë e tjera, që të futet votimi jashtë Kosove nëpër ambasadat e vendit.

Por, njëjtë ka vepruar edhe partia më e madhe opozitare, PDK, që ka kërkuar që numri nga pesë kandidat të rritet në dhjetë.

Shkurt e shqip, secila partia politike LVV, PDK, LDK, AAK dhe të tjerat që janë pjesë e Kuvendit, kanë shtyrë përpara çka do që iu ka interesuar në ligjin për reformën zgjedhore.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Eugen Cakolli në një intervistë për Gazeta Blic ka dekonspiruar pazarin e partive politike parlamentare.

“Nga ajo çfarë kemi parë bazuar edhe në pjesëmarrjen tonë në grupin punues ad hoc për reformën zgjedhore, është që ka pasur një llojë dakordimi në mes të partive politike parlamentare që edhe pse emri i komisionit ka qenë komisioni për reformën zgjedhore, në fakt nuk është prekur asnjë prej çështjeve që do të përbente ndryshim apo reformim të sistemit zgjedhor. Në vend të kësaj partitë politike, janë dakorduar për disa aspekte dhe janë dakorduar lidhur me aspektet që janë në interesat e tyre të ngushta duke përfshirë këtu, ta zëmë çështjen e votimit jashtë vendit, votën preferenciale, çështjen e përshtatshmërisë juridike të kandidatëve dhe një sërë aspektesh të tjera, të cilat në radhë të parë janë kontradiktore me vet objektivin e deklaruar publikisht nga ana e deputetëve, për shkak se nuk duhet të harrojmë se që nga fillimi është thënë se qëllimi i këtij komisioni, do të jetë adresimi i rekomandimeve të misioneve të vëzhgimit, në veçanti atyre të BE-së, ndërsa ndryshimet më esenciale që janë bërë në këtë ligj, janë përtej asaj çfarë ka rekomanduar BE dhe shumë raste të njëjtat veç e kanë përkeqësuar situatën, ta zëmë në raport me kandidatët dhe integritetin e tyre, pavarësinë e KQZ, votimin preferencial, numrin e votave dhe një sërë çështjesh tjera, që në dukje ekziston një dakordim mes partive politike, për ta përfunduar si çështje për shkak se ka qenë kërkesë e vazhdueshme ndërkombëtare, që reforma zgjedhore që ka nisur për më shumë se një dekadë duhet të përmbushet dhe të adresohen çështjet teknike, derisa partitë politike kanë shkuar një hap tutje, duke çuar përpara interesat e tyre, të cilat sipas vlerësimit tonë veç se e kanë përkeqësuar situatën dhe do të ndikojnë në kredibilitetin dhe integritetin e proceseve zgjedhore, që do të mbahen në të ardhmen.

MS: Partitë u pajtuan që projektligji të votohet me shmangie të procedurës brenda një seancë të vetme

Por këtu nuk përfundon pazari që partitë politike bënë me rasti ne draftimit dhe dërgimit në kuvend të projektligjit për reformën zgjedhore.

Eugen Cakolli vlerëson se subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit janë marrë vesh që projektligji për këtë çështje të votohet me procedurë të përshpejtuar.

“Proceduralisht projektligji ka kaluar në lexim në parim në komision për legjislacion dhe jo formalisht është bërë e qarët që ka një gatishmëri të partive politike për t`i shmangur procedurat në mënyrë që ky ligj të miratohet në procedura të përshpejtuara në Kuvend dhe mbase në dy leximet brenda të njëjtës seancë. Së pari , duke e parë se sa i rëndësishëm është ky ligj, trajtimi i tij në procedura të përshpejtuara është I papranueshëm dhe i panevojshëm si i tillë, për shkak se nuk ka asnjë nguti, të paktën objektive nga ajo çfarë dimë ne si publik, që ky ligj të miratohet në mënyrë të përshpejtuar, pa iu nënshtruar dëgjimeve dhe konsultimeve me akterë, mundësisë që deputetet të kenë njohuri më shumë për të dhe të ngjashme. Dhe së dyti, ne vlerësojmë se shqyrtimi apo miratimi i projektligjit në draftin e propozuar nga komisioni ad hoc, përbën regres serioz sa i përket integritetit të zgjedhjeve, prandaj do të duhej që deputetët në procedurë të amandamentimit të tij në mes të dy leximeve, t`i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar se ky projektligj nuk do të bie ndesh me asnjë prej parimeve ndërkombëtare, por në anën tjetër, do të adresojë mangësitë më serioze që i ka sistemi në tërësi e jo vetëm parregullsitë teknike që ndodhin gjatë procesit zgjedhor.

NT:Ligji i ri për zgjedhjet, dy herë më i kushtueshëm sesa ky aktual

Kryeministri i Kosovës në njërën nga mbledhjet e Qeverisë ka marrë vendim që projektligji i ri për reformën zgjedhore të shkoj në Kuvend dhe kështu ka ndodhur.

Por ajo që thonë nga Qeveria është se ky ligji kurdo që të do jetësohet nuk do të ketë kosto buxhetore.

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë s ligji i ri kurdo që votohet në Kuvend, do të ketë ksoto dy herë më të madhe sesa ligji aktual.

Ai ka përmendur rastet konkrete kur buxheti i Kosovës do të ‘dëmtohet’ më shumë nga ligji i ri për reformën zgjedhore.

“Në fakt kjo është prej pikave më problematike që e ka karakterizuar procesin ligjvënës, për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, meqenëse se është mesë e qartë së ky projektligj, jo vetëm që do të ketë implikime financiare, por në rast se zbatohet votimi jashtë vendit në të gjitha ambasadat misionet diplomatike 50 sa janë, atëherë kostoje e zgjedhjeve do të jetë më shumë se dyfish më e lartë krahasuar me koston që e kemi aktualisht. Qeveria dhe Kuvendi ka një pjesë të fajit, për shkak nuk është kërkuar projeksion i qartë financiar, se si do të duhet të zhvillohet votimi jashtë vendit në veçanti, por edhe aspektet tjera ta zëmë, centralizimi i procesit të numërimit nëpër qendra komunale, do të krijoj kosto shtesë, për shkak se do të ketë angazhim të një numri të madh të stafit zgjedhor që do të jetë përgjegjës për numërim . Rritja e mënyrave të administrimit të procesit zgjedhor, përkatësisht çështja e verifikimit të kandidatëve, do të kërkojnë edhe ato resurse shtesë , prandaj është jo serioze nga Kurti se ky ligj nuk do të ketë kosto financiare duke ditur se vetëm votimi jashtë vendit sipas normave dhe standardeve ndërkombëtare, zakonisht kushton dy fish më shumë sesa që kushtojnë zgjedhje te rregullat Brenda vendit, për shkak se duhet dërguar komisioner nga këtu dhe ne projektligji, nuk është caktuar se a do të përdoret stafi zgjedhor i partive për diasporë, apo do të dërgohen nga Kosova, do të paguhen mëditje e bileta të udhëtimit e akomodimi, një sërë kostosh të tjera që do ta rëndojnë edhe më shumë barrën financiare, që do të ketë ky ligj dhe do të ketë dilema për një numër votuesish në diasporë, që do të jetë më i ulët sesa ai i pretenduar , të shpenzohen miliona e miliona jashtë vendit, pa përmendur këtu edhe pjesën e shpenzimeve të votimit në Kosovë”, tha ai.

Reforma zgjedhore/ KDI pajtohet me raportimet e Gazetës Blic – Pikat që po kundërshtohen