Lajme

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

02/01/2026 19:00
nga:Genita C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të jetë moti i vranët, me intervale me diell dhe me reshje shiu.

“Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Njoftimi i plotë:

E hënë

Moti i vranët dhe vende- vende me riga te dobeta shiu dhe fjolla bore.

Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.

Temperaturat minimale: -5 deri -2°C

Temperaturat maksimale: -1 deri 2°C

Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet të ketë ngrica.

Temperaturat minimale: -4 deri -2°C

Temperaturat maksimale: 4- 7°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s

E mërkurë

Moti kryessiht i vranët .Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe per gjatë relievit malor

Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 7-11°C

Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 4 deri 6°C

Temperaturat maksimale: 7deri 12°C

Era: nga verilindja 1-6m/s.

E premte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 2 deri 5°C

Tmperaturat maksimale: 8 deri 11°C

Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-3m/s.