Sporti

Ky është orari i sotëm kur do të garojnë sportistët kosovarë në “Lojërat Mesdhetare”

06/27/2022 08:05
nga:E K

Kosova do të marrë pjesë në “Lojërat Mesdhetare” që zhvillohen në Algjeri.

Gjatë ceremonisë hapëse dje ekipi përfaqësues i Kosovës pati një pritje të ngrohtë nga tifozët algjerianë, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot sportistët nga Kosova do të garojnë në garat përkatëse të tyre.

Melos Gashi dhe Fortesa Orana do të zhvillojnë garat e tyre nga ora 10:10 përkatësisht 12:20, në mundje Kosova përfaqësohet nga Alban Sopa dhe Egzon Shala të cilët do të ndeshen në ora 11:40 respektivisht 12:30.

Vullnet Tashi përfaqëson Kosovën në Tenis nga ora 12:00, kurse të fundit që do garojnë janë Elvis Çitaku në gjimnastikë nga ora 16:00 dhe Lorent Murati në boks në ora 19:00.

/GazetaBlic Sport/