Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen derbi ndaj Llapit dhe ka rimarrë vendin e parë në Superligë, pasi Drita barazoi në derbi ndaj Gjilanit 1-1.
Ballkani tani ndodhet në vendin e parë me 69 pikë, dy më shumë se Drita që ndodhet një pozitë më poshtë, shkruan GazetaBlic Sport.
Deri në fundin e kampionatit janë edhe dy xhiro.
Ballkani javën e ardhshme ballafaqohet me Ferizaj në shtëpi, teksa në fund takohet me Gjilanin në udhëtim.
Drita në anën tjetër luan ndaj Malishevës në shtëpi, e në xhiron e fundit ballafaqohet me Drenicën në Skenderaj.
/GazetaBlic Sport


