Milot Rashica tashmë është zyrtarisht pjesë e klubit turk, Galatasaray.
Ylli kosovar nuk kaloi kohë shumë të mirë tek Norwich dhe pasi nuk u grumbullua fare në tri ndeshjet e fundit në Championship, ai vendosi të largohej nga Anglia, përcjell GazetaBlic Sport.
Interesim për Rashicës shprehi ekipi i Galatasaray, me ç’rast edhe u arrit huazimi i tij në ditën e fundit të merkatos.
Mediat turke kanë zbuluar tashmë se Milot Rashica ka vendosur të mbajë numrin 26 tek Galatasaray.
Skuadra e Galatasaray sonte takohet me Kasimpasa në udhëtim nga ora 19:00.
/GazetaBlic Sport
? Mauro Icardi 99 Numara
? Milot Rashica 26 Numara
? Yusuf Demir 30 Numara
? Mathias Ross 4 Numaralı formayı aldılar.Başarılar Aslanlar ? pic.twitter.com/9URZtIFIMz
— Peşindeyiz Galatasaray! (@PesindeyizApp) September 10, 2022


