Policia ka publikuar detaje të reja për menaxherin e Virginia Walmart, i cili qëlloi dhe vrau gjashtë persona të martën mbrëma.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Andre Bing dhe është zbuluar një motiv i mundshëm për krimin.
Bing dyshohet se është tallur nga kolegët e tij për ndryshimin e statusit të punësimit, sipas një raporti të policisë të publikuar sot dhe të raportuar nga mediat amerikane.
Dëshmitarët konfirmuan se ai filloi të qëllonte gjatë një takimi të punëtorëve në dhomën e pushimit.
I mërzitur për një ndryshim në punë
Në momentin që policia mbërriti në vendin e aksidentit, Bing ishte tashmë i vdekur.
Policia beson se ai vrau veten me të njëjtën armë që përdori për të qëlluar kolegët e tij.
Ai ishte i punësuar si drejtor i ndërrimit të natës, ndërsa në Walmart punonte që nga viti 2010, transmeton Index.hr.
Ndonëse policia nuk ka publikuar ende një motiv për krimin, WAVY-TV raportoi se hetuesit gjetën një motiv të mundshëm për masakrën në telefonin e Bing.
Një burim i paidentifikuar i policisë tha se Bing ishte i mërzitur për një ndryshim të fundit në vendin e tij të punës dhe po ngacmohej nga kolegët e tij.
Për momentin, nuk është ende e qartë se çfarë lloj ndryshimi në statusin e punësimit bëhet fjalë.