Lajme

Ky është njëri nga viktimat e aksidentit të rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

01/09/2022 12:58
nga:Gazeta Blic

Dy të vdekur, një i lënduar rëndë dhe tetë të lënduar të tjerë, është bilanci i aksidentit të rëndë, sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic, merr vesh se njëri nga viktimat është një banor i fshatit Dumnicë të Podujevës, me inicialet R.U. (emër i njohur për redaksinë).

Ai së bashku me disa kolegë ishin duke u kthyer nga Prishtina për në Podujevë, ku si pasojë e motit të ligë, dyshohet se dolën nga rruga, duke u përplasur me dy vetura të tjera.

Ndërsa, nëntë personat e lënduar janë duke marrë trajtim në Qendrëm Klinike Universitare në Prishtinë.

Mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori, tregoi gjendjen e të lënduarve, ku thekson se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Janë pesë persona me lëndime në kokë, me lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa, një tjetër është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, pra ka politraumë”, tha Govori.

Tutje, doktor Govori tha se për gjendjen e pacientëve janë në ekzaminin e sipër dhe ende nuk ka ndonjë konluzion përfundimtar.

Sipas të dhënave fillestarë pacientët i përkasin grup-moshës së mesme.