Lajme

Ky është njëri nga të dyshuarit për rastin në Ferizaj

08/23/2021 01:01
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash, policia e arrestoi të dyshuarin kryesor për rastin në Ferizaj.

Një vajzë 18 vjeçare u soll e vdekur në emergjencën e Ferizajt nga dy persona, të cilët ikën menjëherë.

Njëri nga personat e dyshuar është Dardan Krivaqa, raporton Sinjali. Njëri nga dy të dyshuarit ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Dy personat e dyshuar janë me precedent penal dhe të njohur për Policinë e Kosovës.

Po ashtu është gjetur vendi i ngjarjes ku ka ndërruar jetë e dyshuara. Vdekja e 20 vjeçares besohet të ketë ndodhur në një banesë afër spitalit të Ferizajt.