Showtime

Ky është mysafiri tjetër në albumin e Capital T, “Heartbroken Kids”

12/23/2021 11:11
nga:Donika Fetahu

Reperi i njohur Capital T, ka paralajmëruar për një album të ri të titulluar “Heartbroken Kids”.

Ndërkohë që është duke punuar në këtë album, reperi ka dhënë detaje për disa nga këngëtarët që do të jenë pjesë e këtij projekti madhështor, si Mc Kresha, Marin, dhe së fundmi ka postuar një fotografi me reperin e njohur Elinel, me të cilin do të ketë një bashkëpunim, shkruan GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur Elineli, ku ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku janë së bashku me Capital T, “Knaqsi me kon pjese e albumit”, ka qenë mbishkrimi i fotos./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ELINEL ᶫᶰᶫ (@rrugaco)