Lajme

Ky është moti për dy ditët e ardhshme

11/18/2021 19:44
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK bën të ditur se nëpër ultësira parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Beqa akuzon Qeverinë e Kosovës se nuk ka strategji konkrete për problemet energjetike