Lajme

Ky është mjeshtri nga Komorani që ka marrë vëmendjen e milionave njerëzve në botë

11/10/2022 10:30
nga:Y I

Në mes të Komoranit, afër shkollës, është një lokal i mbushur me motorrsharra e agregatë.

Aty është një mjeshtër i cili ka marrë vëmendjen e milionave njerëzve në botë.

Arben Gashin sot e ndjekin në rrjetin social ‘TikTok’ shumë adhurues të këtij ‘sporti’, ku një video e tij ka shkuar në gati 10 milionë shikime.

Ai është supër mjeshtër i motorrsharrave dhe kjo dëshmohet edhe përmes videove që ai poston në rrjetet sociale.