Kupa e Botës 2022

Ky është mesazhi i Taulant Xhakës për Granitin para ndeshjes Zvicër-Serbi

11/30/2022 14:10
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Serbisë do të përballen të premten me fillim nga ora 20:00.

Do të jetë kjo një ndeshje e veçantë për disa faktorë, sidomos për faktin se kjo përballje do të jetë vendimtare për kombëtaren që do të kalojë tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, është botërisht e ditur se rëndësia e kësaj ndeshje është e lidhur edhe me dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën që do të rikthehen të përballen me Serbinë.

Të gjithë e kujtojmë atë ndeshje fantstike nga dy futbollistët shqiptarë, atje ku e përmbysen rezultatin me golat e tyre dhe festuan me shqiponjën dykrenare.

Ka pasur provokime të mëdha nga serbët deri më tash, madje duke vendosur edhe një flamur në zhveshtore, atje ku harta e Kosovës shfaqet brenda flamurit të Serbisë, me FIFA-n që ka nisur procedurë disiplinore për këtë rast.

Taulant Xhaka, vëlali i Granitit, ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran ‘Blick’, ku tha se e ka këshilluar Granitin që të jetë i qetë në këtë takim.

“Të jem i sinqertë, nuk u kënaqa me shortin, për të gjithë të kaluarën me Granitin. Por, kam folur me Granitin për këtë një kohë të gjatë, shumë gjatë. Unë i thashë: ‘Pavarësisht se çfarë ndodh në këtë lojë, nëse shënon ose fiton ose humbet – vetëm ruaj gjakftohtësinë dhe luaj lojën tënde. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikë, është një lojë futbolli”, ka deklaruar 31-vjeçari për Blick.

/GazetaBlic Sport/