Sporti

Ky është mesazhi i Alves për fansat pas rikthimit në Barcelonë

11/13/2021 15:50
nga:E K

Dani Alves ka kompletuar rikthimin e tij në Barcelonë.

Mbrojtësi anësor brazilian u rikthye në Camp Nou pasi ishte dëshira e trajnerit të ri të Barçës, Xavi Hernandez, shkruan GazetaBlic Sport.

Alves përmes një video të publikuar u shpreh i lumtur që u rikthye në klubin spanjoll.

“Përshëndetje. Jam këtu në Barcelonë, jam këtu me ju. Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi. Shpresoj të takohemi së shpejti. Le ta shijojmë dhe rindërtojmë këtë skuadër që e duam të gjithë. Ju puth”, ka thënë Alves.

/GazetaBlic Sport/